Transmetuar më 10-11-2023, 11:38

Po merr konturet e një “telenovele”. Jemi të sigurt se historia e lidhur me Kylian Mbappé do të na bëjë shoqëri gjatë gjithë verës së ardhshme. Ylli francez, me shumë gjasa do të largohet nga PSG.

Po kështu, me siguri do të hapet një “ankand’ i cili për momentin duket se e sheh Real Madridin përpara skuadrave të tjera evropiane. Megjithatë, talenti transalpin është joshës për shumë klube, që mund të përfshihen në “ankand” dhe të bëjnë oferta surprizuese. Sidomos klube nga Anglia, më të pasura se gjithë pjesa tjetër e Europës.

Katër skuadra të Premier League ptitet të garojnë për shërbimet e kampionit të botës më 2018 dhe autor i tre golave në finalen e “Katar 2022”, sepse i skadojë kontrata me klubin e kryeqytetit francez në fund të sezonit dhe mund të merret falas (sa i takon kartonit).

Sipas raporteve të “FourFourTwo”, ndër klubet që mund të bëjnë ofertë për Mbappe janë Chelsea, Liverpool, Manchester United dhe Newcastle.