Transmetuar më 10-11-2023, 10:35

Sa vlen Lautaro Martinez? Kjo është pyetja, nga e cila “Corriere dello Sport” e nis analizën e saj për sulmuesit më të mirë evropianë, përfshirë kapitenin e sotëm të Interit, i cili ka pasur një nga fillimet më të mira sezonale të karrierës së tij.

Gazeta romake sportive nuk ka dyshime: “Haaland dhe Mbappé janë në krye, por ‘Toro’ tashmë preferohet para kolegut të tij Lewandowski. Pasi përfundoi në vendin e 20-të në renditjen e fundit të ‘Topit të Artë’, argjentinasi shënoi dy herë më shumë në ligë (12 gola) sesa ndjekësit e tij më të afërt (Giroud, Lukaku dhe Osimhen).

Në Evropë, megjithatë, Kane (i cili aktualisht ka 15 gola për Bayern Munich në Bundesligë) ka shënuar më shumë se Lautaro… Por, a është ish-lojtari i Tottenham vërtet më i mirë se 10 i zikaltërve? Një gjë është e sigurt: Lautaro po i ngjit me shpejtësi shkallët drejt podiumit".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd