Mbrojtësi i Atalantës, Berat Djimsiti foli për “Sky Sport” pas ndeshjes kundër Sturm Graz, ku ai shënoi golin e fitores: "Pas ndeshjes së parë bëmë hapa përpara, edhe kundër Interit treguam performancë të mirë. E dinim që sonte do të ishte ndryshe, duhej të tregonim kujdes.
200 ndeshje me Atalantën? Gjëja e parë që më vjen në mendje është krenaria që e kam veshur këtë fanellë kaq herë. Gjithashtu, ky jubile më kujton debutimin tim”.
Fitoren ndaj Sturm Graz, falë golit të tij, mbrojtësi shqiptar e analizoi kështu: “Ishte një ndeshje e veçantë, shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës për të kaluar në raundin tjetër. Fakti që shënova golin vendimtar më bën shumë të lumtur.
A po synojmë për vendin e parë në grup, tani? Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Sportingut, por është një ndeshje që ia vlen të shihet kundër një ekipi të fortë. Ne do të përpiqemi të marrim vendin e parë.
Testi i pjekurisë? Sidomos në pjesën e dytë. Në të parën kemi bërë shumë gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë e ngritëm nivelin.
Gjashtë nga shtatë ndeshjet në shtëpi pa pësuar gol? Do të përpiqemi t’i bëjmë shtatë nga tetë ndeshje pa pësuar, në ndeshjen e radhës në shtëpi".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd