Transmetuar më 09-11-2023, 17:41

Së fundmi edhe babai i yllit të Liverpul, Luis Díaz, i cili u rrëmbye nga një grup gueril kolumbian muajin e kaluar, u lirua sot dhe iu dorëzua përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike në Valledupar, Kolumbi.

Kujtojmë që Luis Manuel Díaz dhe gruaja e tij, Cilenis Marulanda, u rrëmbyen nga njerëz të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) me motoçikleta në një pikë karburanti në Barrancas, vendlindja e familjes në Kolumbinë veriore, më 28 tetor.

Marulanda u shpëtua më vonë po atë ditë, por një operacion i madh kërkimi policor dhe ushtarak kishte vazhduar në një përpjekje për të gjetur Díaz Sr.

Edhe pse me një “hall” të madh, Díaz luajti dhe shënoi për Liverpul të dielën dhe u lut për lirimin e babait të tij pas ndeshjes së Premier League kundër Luton Town teksa mbante edhe nën fanellë ku bënte thirrje për lirimin e të atit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd