
Patrick Dempsey është cilësuar si mashkulli më seksi në botë nga revista prestigjoze People.
Ylli i serialit "Grey’s Anatomy" dhe shoferi i makinës së garës ka rrëmbyer titullin nga ylli i "Captain America" Chris Evans, i cili ishte përzgjedhja e vitit 2022.
Zgjedhja u zbulua në "Jimmy Kimmel Live!" natën e së martës.
Aktori luan në filmin e ardhshëm të Michael Mann “Ferrari”.
Ai i tha Associated Press vitin e kaluar se e bëri të gjithë drejtimin vetë, duke e quajtur atë "rolin më të mirë që kam pasur ndonjëherë".
Dempsey ka vozitur në disa gara profesionale, duke përfshirë 24 Hours of Le Mans, dhe është pjesë e ekipit të garave Wright Motorsports, sipas faqes së saj të internetit.
Edicioni People me kopertinën e Dempsey do të dalë të premten.
Përveç garave dhe aktrimit, ai themeloi Qendrën Dempsey, një organizatë me bazë në Maine që ofron kujdes dhe burime për pacientët me kancer, për nder të nënës së tij të ndjerë.
Kujtojmë se Dempsey ka luajtur si Dr. Derek Shepherd, me nofkën "McDreamy" në serialin e famshëm "Grey’s Anatomy", duke u shfaqur në më shumë se 250 episode.
Ai luan pilotin italian të makinave të garave Piero Taruffi në "Ferrari", i cili vjen në kinema më vonë këtë vit.
Kandidatët e tjerë për titullin si mashkulli më sexy në bot përfshinë Michael B. Jordan, John Legend, Paul Rudd, Brad Pitt, Harrison Ford dhe Mel Gibson, i cili ishte marrësi i parë i revistës në 1985.