Transmetuar më 09-11-2023, 16:07

SPANJË- Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës në rajonin e Katalonjës u qëllua në fytyrë të enjten në Madrid, tha policia.

Alejo Vidal-Quadras u qëllua në zonën e pasur Salamanca në qendër të Madridit rreth orës 13:30 dhe u dërgua në spital, raporton Reuters.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia ishte në kërkim të një motoçiklisti që mbante një helmetë të zezë në lidhje me të shtënat.

Vidal-Quadras, 78 vjeç, ishte kreu i Partisë Popullore së qendrës së djathtë në Katalonjë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd