Transmetuar më 09-11-2023, 12:43

TIRANË- Pak pasi u bë me dije se foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin në Yzberisht, nuk mundi të mbijetonte, marteniteti ‘Koço Gliozheni’ ku u mbajt në intubim për 24 orë ka zbuluar diagnozat që kanë çuar në vdekjen e bebes.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes. Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator.