Transmetuar më 09-11-2023, 10:44

TIRANË- Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar sërish me kaos dhe tensione.

Ndërkohë projektligjet u votuan vetëm nga mazhoranca. Pas votimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lajmëroi mbylljen e seancës plenare të ditës së sotme që nuk zgjati më shumë se 20 minuta.

Para nisjes së seancë deputetët e opozitës u paraqitën më herët në Kuvend dhe filluan të kthenin përmbys karriget.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi u përjashtua nga Nikolla pasi ndezi tymuese, sapo nisi seanca plenare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd