Transmetuar më 09-11-2023, 10:44

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, e ka analizuar në këtë mënyrë, në “Inter TV”, ndeshjen e fituar në fushën e Salzburgut në Champions League: “Këtë vit ndjej se jam përmirësuar në shumë gjëra, falë djemve që po më ndihmojnë në stërvitje. Jam duke u rritur shumë.

Jam i lumtur që kam hyrë në fushë dhe e kemi fituar këtë ndeshje sonte. Ishte shumë e komplikuar, tani thelbësore për ne është qetësia para ndeshjeve të radhës. Ne ua mbyllëm të gjitha hapësirat, Salzburgu është një ekip i fortë.

Ne ishim të mirë me përulësinë tonë për të marrë tri pikët në shtëpi. Tifozët? I falënderojmë ata, janë gjithmonë fantastikë. Pa to nuk e di se çfarë do të bënim, duhet të vazhdojmë kështu dhe t’i fitojmë ndeshjet edhe për ta.

Cili është elementi që identifikon ekipin? Për mendimin tim është grupi. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin, nuk ka xhelozi mes nesh, të gjithë festojmë. Të gjithë kemi synime të rëndësishme për t’i ndjekur deri në fund".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd