
Aksident i rëndë në Tiranë. Humb jetën një student i Akademisë së Sigurisë.
Ngjarja ndodhi pranë ‘Kopshtit Zoologjik’. Viktima është Arian Shahaj, student në Akademinë e Sigurisë, raporton noa.al.
Sipas uniformave blu, viktima ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është përplasur me një tjetër makinë e cila ka fuqia e përplasjes është përmbysur.
Studenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia e kryeqytetit informon se në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.