Transmetuar më 08-11-2023, 13:46

Teksa ka përfunduar nënshkrimi me Vinicius Junior dhe Rodrigon, Real Madrid ka rinovuar kontratën me mesfushorin e ri francez Eduardo Camavinga deri në vitin 2029.

Klubi madrilen rinovoj kontratën me yllin në rritje Camavinga, i cili erdhi në Real në vitin 2021 nga Stade Rennes dhe është titullar i rregullt tashmë me 114 ndeshje.

Ai ka fituar gjashtë trofe me ta në dy sezonet e tij të para, duke përfshirë Champions League dhe La Liga teksa kontrata e re përfshin sigurisht një rritje page dhe një klauzolë largimi ‘marramëndëse’.

Ishte rinovimi i tretë i kontratës me Realin brenda tetë ditëve, pasi sulmuesit Vinicius Junior dhe Rodrigo ishin të lidhur me klubin përkatësisht deri në 2027 dhe 2028.

Siç raportojnë mediat e huaja frika e ofertave joshëse nga klubet në Arabi dhe Angli kanë bërë që klubi i Real Madrid të vendos një klauzolë prej 1 miliard eurosh për yjet që po rinovojnë për të siguruar të ardhmen e klubit.

Gjatë këtij muaji pritet që të rinovojnë edhe Valverde dhe Militao.

Pas nëshkrimit Camavinga publikoj një video ku shprehte lumturinë që ka rinovuar me klubin më të mirë në botë, sipas tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd