Transmetuar më 08-11-2023, 12:57

Kylian Mbappé, sulmuesi i PSG, ka folur për “TeleLombardia” pas ndeshjes Milan-PSG 2-1. E fituar mbrëmë me rezultatin 2-1 nga kuqezinjtë në “San Siro”. Ylli francez tha: “Problemi jemi ne, kur nuk fitojmë. Problemi jemi gjithmonë ne, nuk do ta kërkojmë problemin diku tjetër. Nuk arritëm të fitonim, Milani rriti besimin në vete me kalimin e minutave të lojës. Urime për të.

A prisnim ndonjë gjë tjetër? Nuk shpresonim për ndonjë gjë ndryshe nga sa bënë kuqezinjtë. Thjesht shpresonim të vinim këtu dhe të fitonim, por nuk ndodhi. Ne donim të ruanim vendin e parë në grup, tani jemi në të dytin. Sidoqoftë kemi përpara një ndeshje në shtëpi, kundër Newcastle. Duhet ta fitojmë atë dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Më në fund, ylli francez foli për atmosferën e “San Siro” dhe mënyrën si u prit Donnarumma nga tifozët kuqezinj: "U bë shumë zhurmë, pritja për Gigio ishte mjaft e vështirë. Mendoj se ishte pak e tepruar, por kështu është futbolli i sotëm. Tifozët bëjnë atë që duan, nuk mund ta dimë se çfarë ndjejnë përbrenda. Ne e mbrojtëm Gigio sa më shumë që mundëm, na vjen keq për të këtë mbrëmje".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd