E zbuluar më herët vrima e zezë e quajtur Behemoth ka suprizuar shkencëtarët me fakte të reja që janë zbuluar lidhur me kete dukuri të galaksisë.
Shkencëtarët më herët kanë zbuluar vrimën e zezë por tashmë konfirmohet se është vrima më e vjetër deri më tani, një bishë kozmike e formuar vetëm 470 milionë vjet pas Big Bengut.
Gjetjet, të publikuara të hënën, konfirmojnë ato që deri tani ishin teoritë se vrimat e zeza supermasive ekzistonin në agimin e universit. Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s dhe Observatori i Rrezeve X Chandra u bashkuan gjatë vitit të kaluar për të bërë vëzhgimet. Duke qenë se universi është 13.7 miliardë vjet i vjetër, e vendos moshën e kësaj vrime të zezë në 13.2 miliardë vjet.
Kjo e bën këtë vrimë të zezë rreth 200 milionë vjet më të vjetër se ajo e zbuluar në vitin 2021. Edhe më befasuese për shkencëtarët, kjo vrimë e zezë është e madhe, 10 herë më e madhe se vrima e zezë në Rrugën tonë të Qumështit.
Besohet se peshon diku nga 10% në 100% të masës së të gjithë yjeve në galaktikën e saj, tha autori kryesor Akos Bogdan i Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikën. "Është shumë herët në univers për të qenë një gjigant i tillë," tha Priyamvada Natarajan i Universitetit Yale, i cili mori pjesë në studimin e botuar në revistën Nature Astronomy. Studiuesit besojnë se vrima e zezë u formua nga retë kolosale të gazit që u shembën në një galaktikë ngjitur me atë me yje. Vetëm teleskopi Ëebb mund të ketë pikasur një vrimë të zezë që është 29 milionë vjet më e vjetër, sipas shkencëtarëve, por ajo ende nuk është vëzhguar në rrezet X dhe nuk është verifikuar. Natarajan pret që do të gjenden më shumë vrima të zeza të hershme ndoshta jo aq larg, por ende mjaft të largëta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd