Transmetuar më 08-11-2023, 11:13

Jadon Sancho, gjithnjë e më shumë i izoluar te Manchester United. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit, të cilit gjithashtu iu ndalua hyrja në ambientet e "Carrington", sipas mediave angleze, u hoq nga grupi i WhatsApp që përdorte trajneri Erik Ten Hag për të komunikuar me lojtarët e tij.

Një situatë që do ta shtynte gjithnjë e më shumë Sancho drejt largimit në janar, kur mund të rikthehet te Borussia. Javët e fundit shtypi gjerman zbuloi se kontaktet me Edin Terzic, trajnerin e verdhezinjve, ishin të vazhdueshme.

Përçarja midis Sancho dhe Ten Hag erdhi pas humbjes 3-1 të Manchester United ndaj Arsenalit në fillim të shtatorit, me trajnerin holandez që tha se e kishte përjashtuar lojtarin për shkak të mungesës së angazhimit në stërvitje.

23-vjeçari anglez, përmes rrjeteve sociale, është përgjigjur se prej kohësh ndihej i trajtuar si “kokë turku”. Që atëherë, Sancho nuk është parë më në fushë, me Ten Hag i cili do të ishte i gatshëm ta merrte sërish në konsideratë vetëm nëse do të kërkonte falje para skuadrës, por lojtari nuk është i gatshëm ta bëjë këtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd