
VLORË- Identifikohen dy autorët e vjedhjes së një tabakino në qytetin e Vlorës, të cilët morën një shumë parash duke kërcënuar me thikë. Vjedhja e ndodhur në lagjen “Pavarësia” e ka denoncuar në polici një 19-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Strom 7”, u bë i mundur arrestimi i I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04 nëntor.
Policia e Vlorës informon se ‘si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’