Transmetuar më 08-11-2023, 10:29

ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, ku dy automjete janë përplasur në fshatin Vidhas.

Deri tani mësohet se një persona është dërguar në spital i dëmtuar rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe humbja e kontrollit, ndikuar edhe nga lagështira në rrugë.

Policia informon se ‘në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.

Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd