Transmetuar më 08-11-2023, 07:44

Krujë – Një burrë humbi jetën dhimbshëm mbrëmë në një aksident rrugor për të cilin policia ka arrestuar një vajzë të re.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në Tapizë të Krujës raporton noa.al.
Shtetasja Elena Tema, 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka aksidentuar shtetasin Besnik Xhaja, 56 vjeç.
Si pasojë e plagëve fatale që i ndjeri ka marrë, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.