Transmetuar më 07-11-2023, 22:03
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Gumenicë të Greqisë.
Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndier deri në jug të Shqipërisë, Gjirokastër, Sarandë dhe zonat e tjera përreth.
Paraprakisht raportohet se tërmeti ka qenë rreth 4.0 ballë i shkallës riter, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash dhe vetëm 13 kilometra larg qytetit grek në kufi me Shqipërinë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd