Transmetuar më 07-11-2023, 21:50

Personat e shenjës së akrepit janë ekstremë dhe shumë pasionantë, me ta ose mund të kesh gjithçka ose asgjë. Pasoja? Nevoja për të shkuar gjithmonë në fund të gjërave i shtyn të devijojnë nga rruga.

Ata janë tmerrësisht të fshehtë. Akrepi, si të gjithë ne, mundohet nga mendimet e errëta në kokën e tij të çoroditur. Por ngaqë nuk mjafton ky edukim, ai është edhe introvert dhe i fshehtë, saqë përzierja bëhet e dhimbshme, e rëndë dhe e padurueshme.

1- Temperamenti i tepruar

Personat e shenjës së akrepit janë ekstremë dhe shumë pasionantë, me ta ose mund të kesh gjithçka ose asgjë. Pasoja? Nevoja për të shkuar gjithmonë në fund të gjërave i shtyn të devijojnë nga rruga.

2. Agresiviteti

Me akrepat nuk mund të luhet. Nëse dikush iu bën keq ata mund të bëhen agresivë dhe muna ta trajtojnë tjetrin si objekt jo si njeri. Kujdes!

3. Ana manipuluese

konkurrues në shpirt, akrepat janë të gatshëm për gjithçka për të arritur atë që duan. Ata janë strategë djallëzorë që dinë ta ndryshojnë mendjen e kushdërshtarit pa e kuptuar ai.

4. Posesiviteti

Në dashuri ashtu si dhe në miqësi, akrepat janë tejet posesivë. Ata duan të dominojnë gjithminë dhe kjo kthehet në një mani të rrezikshme.

5. Karakteri misterioz

Duke qenë shenjë zodiaku e ndërlikuar, akrepat nuk kuptohen lehtësisht. Nuk dihet asnjëherë se çfarë ata mendojnë dhe çfarë mund të presësh prej tyre. Në fakt kjo gjë iu shërben për t’u mbrujtur nga bota e jashtme sepse në fakt ata nuk i besojnë askujt.

6. Tendenca shkatërruese

Akrepat e kalojnë gjithë kohën duke e torturuar veten. E sikur të mos mjaftonte kjo, ata e tejçojnë ankthin edhe tek ata që i rrethojnë derisa i mërzisin. Në mungesë të ndjesive të forta akrepat mund t’i vënë të tjerët në situata të vështira.

7. Kokëfortësia

Kur kanë një ide në kokë askush nuk mund t’i ndalojë akrepat për t’i shkuar deri në fund. Kokëfortësia ndonjëherë i çon të bëjnë luftëra pa vlerë dhe që e kanë të pamundur të fitojnë.

8. Autoriteti

Nga natyra anti-konformistë dhe rebele, akrepat e kanë tmerr kur dikush ju thotë çfarë të bëjnë. Ata nuk pranojnë urdhra e kritika, por duan vetëm të japin të tilla. Me pak fjalë ata bëjnë atë që nuk do donit t’ua bënin të tjerët duke u treguar tej mase autoritarë.

9. Ana provokuese

Shpesh të pakuptueshëm, akrepat janë provokues aq sa nuk kuptohen. Ata nuk i matin fjalët para se t’i thonë e ndonjëherë bëhen edhe brutalë.

10. Mbajtja e inatit

Mos e tradhtoni kurrë një akrep sepse do pendoheni për gjithë jetën. Ata janë shumë besnikë me të afërmit, por nëse dikush i braktis ata mund të shndërrohen në kafshë të egra. E mbajnë shumë inatin dhe për t’u hakmarrë mund të torturojnë e mund të persekutojnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd