Transmetuar më 07-11-2023, 17:43

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë pas një shpërthimi të ndodhur në një autobus në Kabul.

Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i policisë lokale, Khalid Zadran.

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes ekipet e sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, autoritetet theksojnë se janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.