Transmetuar më 07-11-2023, 14:50

BRUKSEL – Komisioni Evropian ka kërkuar informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes që Roma dhe Tirana kanë nënshkruar që Italia të krijojë qendra emigrantësh në Shqipëri, ka thënë zëdhënësja e KE-së Anitta Hipper gjatë një konference ditore.
Për krahasimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri me marrëveshjen Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, të ngritur nga anëtarët e opozitës, zëdhënësja u përgjigj se “duhet informacion nga Italia para se të hyjmë në detaje, por që nga e para.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim detaje për marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë.
Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë."- ka thënë zëdhënësja.