Transmetuar më 07-11-2023, 14:23

Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhur në erë dhe ka vrarë një ndihmës të ngushtë të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Sipas mediave, Majori Hennadiy Chastyakov, 39 vjeç, ishte kthyer në banesën e tij me dhurata nga kolegët e tij dhe po i hapte ato me djalin e tij të vogël kur granata shpërtheu.

Raportohet se Chastyakov u vra dhe djali i tij 13-vjeçar u plagos rëndë teksa mendohet se djali i vogël ka hapur pakon e granadës ndërsa babai në tentativ për tja hequr nga duart ka tërhequr unazën duke përfunduar në një fund tragjik.

U zbulua gjithashtu se në banesë ishin gjetur edhe pesë granata të tjera si dhurata nga kolegët në ushtri.

Dy granata të ngjashme u gjetën më vonë në kontrollin e kolegut, të përshkruar si kolonel në ushtri.

Foto ilustruse