
Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Icardit ka rrëfyer në rrjetet sociale se ka një obsesion të vërtetë. "Unë kam një varësi, që pak njerëz e dinë, atë të akullit. Nuk e di nëse është normale, – tha biznesmenja argjentinase. – Kur isha shtatzënë shkoja në restorante për të kërkuar pjata me akull. Ndjenja që më jep akulli është shumë e këndshme".
Gjatë shtatzënisë, ajo hante vetëm akull dhe për këtë arsye, në atë kohë, Mauro Icardi bleu një makinë që të mund ta prodhonte në mënyrë të pavarur. “Një makinë akulli më e madhe se një lavatriçe, – saktësoi agjentja dhe më pas shtoi:
– Disa thonë se e gjitha kjo vjen për shkak të mungesës së hekurit, por vlerat e mia të këtij përbërësi kanë qenë gjithmonë të mira dhe këtë dëshirë e kam pasur gjithmonë”.
Varësia ndaj akullit, për të cilën flet Wanda Nara, njihet shkencërisht si Pagophagia. Simptoma kryesore është përtypja kompulsive dhe konsumimi i akullit. Ky shkak mund të jetë psikologjik, por gjithashtu mund të jetë një përgjigje fiziologjike ndaj anemisë dhe mungesës së hekurit.
Problemi më i dukshëm që mund të ndodhë është dëmtimi i dhëmbëve. Në fakt, akulli mund të shkatërrojë smaltin dhe të çojë në probleme të tilla si dhimbje dhëmbi e rritje ndjeshmërie ndaj të ftohtit.