Transmetuar më 07-11-2023, 12:28

TIRANË-Saimir Korreshi deputeti i Partisë Demokratike bashkë me kolegë të tjerë të opozitës paraditen e sotme ka debatuar me tone të ashpra në ambientet e Komisionit të Ligjeve. Në një video të kapur nga mediat, Korreshi ka hyrë në sallën e komisionit dhe ka gjetur disa nga kolegët e PS gjatë mbledhjes online. Deputeti ka pyetur përfaqësuesit e PS, se përse janë online kur deputetët janë prezentë.

“O plehra, jeni plehra”, dëgjohet të thotë Korreshi i shoqëruar nga kolegët Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi.

Protesta e deputetëve ka arritur në nivel përplasjesh edhe më shumë pas ditës së djeshme, ku deputetë të opozitës u përleshën me Gardën e Republikës.