Transmetuar më 07-11-2023, 11:37

ELBASAN- Një mësues 43-vjeçar në Elbasan është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës së meseme ku punonte.

Ai akuzohet për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Policia vendore informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. A., 43 vjeç, mësues në një shkollë të mesme në Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, drejtoreshën e kësaj shkolle.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd