Transmetuar më 06-11-2023, 22:48

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar deklaratën e ish-ministrit izraelit të Trashëgimisë Amichai Eliyahu për mundësinë e përdorimit të bombave bërthamore në Gaza duke i cilësuar si të paprunueshme.

“Ne vazhdojmë të besojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët në konflikt të përmbahen në deklaratat e tyre”, tha në një konferencë zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, transmeton La Repubblica.

Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi grupi militant islamik filloi një sulm brutal më 7 tetor, duke vrarë 1400 në Izrael dhe duke rrëmbyer më shumë se 240. Izraeli u hakmor duke nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza, duke u zotuar të eliminojë grupin militant. Mijëra më shumë palestinezë janë vrarë në Gaza në muajin e fundit sesa ata që vdiqën në konfliktet me Izraelin gjatë 15 viteve të fundit. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet javën e kaluar në kampin më të madh të refugjatëve në Gaza mund të përbëjnë krime lufte duke pasur parasysh shkallën e viktimave dhe shkatërrimeve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd