Transmetuar më 06-11-2023, 13:35

Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie ‘arrest me burg’ për shtetasin Armand Lala, pronari i qenit Pit-bull që sulmoi 84-vjeçarin Halil Basha.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi pranoi kërkesën e prokurorisë që të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i tij në flagrancë dhe vendosi si masë shteruese për të ‘arrest me burg’.

Kujtojmë që 84-vjeçari që u sulmua nga qeni ditën e enjte datë 2 nëntor, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës së spitalin e Durrësit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd