
Carlo Ancelotti doli në një konferencë për shtyp, ku dha përshtypjet e tij për barazimin 0-0 kundër Rayo Vallecano në “Bernabéu”. Italiani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që donin të mësonin më shumë për këtë frenim, i pari pa gola i “Los Blancos”, në këtë kampionat.
Çfarë ju mungoi në këtë ndeshjes dhe si është Bellingham?
Na mungoi një gol. Bellingham do të bëjë testet mjekësore nesër (sot), por nuk mendojmë se ka ndonjë gjë serioze. Luajtëm mirë, me qëndrim dhe energji, por suksesi final na mungoi. Ne jemi të lënduar nga rezultati.
Duket se nuk fitoni, nëse Bellingham nuk shënon…
Ne kemi shumë burime të tjera në ekip, por kësaj here na mungoi goli. Kemi krijuar me Valverde, Joselu, Rodrygo…
A ju shqetëson ky barazim në shtëpi?
Nëse vlerësojmë vetëm rezultatin është për alarm, një thirrje zgjimi. Sidoqoftë, nuk mund ta vlerësoj një ndeshje vetëm në bazë të rezultatit. Duhet të jem i trishtuar edhe kur fitojmë, por skuadra nuk luan mirë. Real Madridi e ka treguar fytyrën e vet dhe për mua mjafton.
Pse e zëvendësuat Modric?
Doja të krijoja hapësira me hyrjen e Rodrygo. Modric luajti një ndeshje shumë të kompletuar, por mendova ta zëvendësoja për të shtuar energjitë në sulm. Nuk mendoj se dikush e meritonte të zëvendësohej, sepse bëmë një lojë të mirë. Patëm 22 goditje në portë, 0 kundër, kemi qenë agresivë. Ndonjëherë mund të ndodhë që të mos jeni në gjendje të shënoni gola, ky është futbolli.
Kjo ishte ndeshja juaj e parë pa shënuar gol në këtë kampionat…
Nuk jam i shqetësuar, jemi përpjekur në shumë mënyra, por nuk ka funksionuar. Kushdo që e njeh këtë botë e di se kjo mund të ndodhë. E rëndësishme është të besojmë deri në fund.
Përse ky frenim pas fitores në “El Clasico”?
Nëse do të duhej të fitonim njërën nga të dyja ndeshjet, më mirë kundër Barçës sesa kundër Rayo.
Barazimi si thirrje për zgjim…
Nëse shkojmë vetëm rezultatin është një thirrje për zgjim… Unë nuk mund ta vlerësoj një ndeshje vetëm në bazë të rezultatit, skuadra e tregoi fytyrën e saj dhe për mua mjafton.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





