Transmetuar më 05-11-2023, 23:19

LIBAN- Grupi shiit Hezbollah në Liban është hakmarrë menjëherë kundër Izraelit, pasi ky i fundit bombardoi Libanin jugor dhe vrau një grua e tre fëmijë. Hezbollahu tha se hodhi raketa në qytetin verior izraelit të Kiryat Shmona në përgjigje të krimit brutal të Izraelit.

Ushtria izraelite më vonë njoftoi se një shtetas izraelit ishte vrarë nga granatimet e Hezbollahut përgjatë kufirit, por pa specifikuar se ku u vra izraeliti. Tre fëmijë dhe gjyshja e tyre, anëtarë të familjes së një gazetari, vdiqën këtë të dielë nga një sulm izraelit në Libanin jugor,

Një ligjvënës i Hezbollahut nga rajoni tha se tre fëmijë dhe gjyshja e tyre u vranë kur një bombardim izraelit goditi një makinë në Libanin jugor, duke e quajtur sulmin një zhvillim të rrezikshëm që mund të ketë pasoja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd