Kurbin – Një burrë u gjet i vdekur sonte në zonën e Kurbinit dhe dyshimet e para janë se në gjendje të dehur është përplasur tragjikisht.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, raporton noa.al.
Dyshohet që shtetasi Luan Kolici, 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjendje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës.
Si pasojë e plagës fatale ai ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.
Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd