Transmetuar më 05-11-2023, 21:22

Përplasi me makinë dy këmbësore pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21 vjeçar.

Policia ka arrestuar Jorgaq Thengjillin shoferin që aksidentoi me makinë dy të reja këtë të diel pranë kryeministrisë në Tiranë.

"Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal. Ndërsa drejtonte mjetin Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotoke. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd