
Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit që ndodhi në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën. Në pranga ka përfunduar Miklovan Sallaku menaxher i pikës, dhe Myrto Kadiu shofer I autobotit, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar ai dhe shoferi i autobotit. Policia dhe Prokuroria janë në pritje të daljes së ekspertizës, për të përcaktuar të plota shkaqet që çuan në shpërthimi.
Njëri nga punonjësit u dëmtua në përpjekje për të shmangur ngjarjen, ndërsa tymi mbuloi zonënë. Pasi ka ndodhur shpërthimi, shoferi I autobotit Miklovan Çollaku, ka tentuar të ndalojë furnizimin e karburantit, dhe në momentin që ka tentuar të heqë tubin furnizues është dëmtuar.
Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", menaxher në një pikë karburanti në Rrugën Bardhyl.
Ditën e djeshme, në karburantin ku ky shtetas punon, gjatë momentit të shkarkimit të lëndëve djegëse nga depozita e autobotit për në depozitat e tjera, ka ndodhur një shpërthim zjarri, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi M. S., dhe shtetasi M. K., shoferi i autobotit.
42-vjeçari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi M. K., pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





