Transmetuar më 05-11-2023, 13:35

KUKËS- Një 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi u kap me 25 mijë franga zviceriane në Pikën Kufitare të Morinës. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën paratë, të cilat po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

40-vjeçari, banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.