Transmetuar më 05-11-2023, 12:32

Edhe pse tashmë mban postin më të lartë katolik, Papa Françesku i lindur në argjentinë ka qenë që në vegjëli i apasionuar pas futbollit. Klubi i tij i zemrës ka qen San Lorenzo teksa sa herë që pyetet për futbollin, Papa përgjigjet me njohuri të thella dhe shumë nga futbollistët më të mëdhenj i bëjnë një vizitë në Vatikan.

Për sa i përket lojtarëve më të mirë që kanë jetuar ndonjëherë, Papa Françesku ndan kombësinë me dy prej tyre. Sipas tij, Lionel Messi dhe Diego Maradona janë të dy nga Argjentina dhe të dy konsiderohen gjithmonë ndër më të mirët.Dy lojtarët e tjerë që nuk janë nga Argjentina dhe janë gjithmonë pjesë e bisedës janë Cristiano Ronaldo dhe Edson Arantes do Nascimento, ose Pelé siç e njeh bota.

Kur u pyet nga Europa Press për lojtarinë më të mirë të historisë, Papa Françesku befasoi me përgjigjen e tij.

"Për mua, më i madhi mes të treve është Pele. Ai është një njeri me zemër të madhe. Unë fola me Pelen, e takova një herë në një fluturim kur isha në Buenos Aires. Një njeri me kaq shumë humanizëm. Maradona ishte një nga më të mëdhenjtë si lojtar por ai dështoi si njeri. I gjori, ai rrëshqiti dhe ata që e adhuronin nuk e ndihmuan kurrë. Messi është gjithashtu një zotëri, edhe pse të tre janë të shkëlqyer. Secili me specialitetin e tij" u shpreh kreu i Vatikanit.

Edhe pse nuk ishte përmendur Cristiano Ronaldo, kjo ndodhi pasi pyetja e bërë për të nuk e kishte përfshirë yllin portugez. Me siguri Papa Françesku gjithashtu e konsideron CR7 ndër më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Por, duke thënë se ai preferon Pele-n mbi Messin dhe Maradona-n, vjen si surprizë për njerëzit nga Argjentina të cilët shpresonin se ai do të zgjidhte një nga bashkatdhetarët e tij.

Gjithashtu, duhet të theksojmë se Papa llogarit të gjitha aspektet e jetës së një atleti dhe jo vetëm atë që ata bëjnë brenda disiplinës së tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd