Transmetuar më 05-11-2023, 16:20
Tejkalimi i shpejtësisë dyshohet të jetë bërë shkak i një aksidenti në rrugën “Papa Gjon Pali” në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të godinës së kryeministrisë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar.
Makina përplasi një çift të rinjsh, mes tyre edhe një vajzë, e cila mësohet se ndodhet në rrezik për jetën.
Vajza është dërguar me emergjencë drejt spitalit të Traumës.
Në automjet po udhëtonin dy të rinj, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime serioze nga aksidenti.
Ekspertë të policisë rrugore kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd