Transmetuar më 05-11-2023, 10:42

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori Vladimir Prifti. Lajmi është dhënë nga regjisori i njohur, Mevlan Shanaj.

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI !Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur, regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”, shkruan Shanaj.

Reagim për ndarjen nga jeta të Priftit ka bërë edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Në një shënim në rrjetet social, ajo e cilëson regjisorin si shkollë për filmin shqiptar.

‘Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë! Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!’- shkruan ministrja.

Jeta e një “Artisti të Merituar”

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e lartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH. Këtu zë fill pasioni i tij për xhirimin e filmave. E nisi në mënyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë nga Pirro Mani “Gjenerali i ushtrisë‘ së vdekur” (I976) duke e shndërruar kodin e shfaqjes teatrore në gjuhën specifike të filmit televiziv, pa e humbur cilesinë artistike. Në këtë udhë vijoi edhe me filmin “Kur hidheshin themelet” (I978), sipas dramës së KoIë Jakoves “Lulet e Shegës”.

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000–2004, ndër to: “Te bekuarit”, “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”. Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe te trilluara. FiImi fitoi çmim të veçantë në Festivalin X Ndërkombëtar te Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd