Policia gjermane konfiskoi rreth 8 kilogramë drogë gjatë kontrolleve në lindje të Leipzig, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë. Gjurmët e mëtejshme çuan gjithashtu në Rostock, ku u gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Leipzig, me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha.
Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.
Kërkimet u zhvilluan në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Aty shërbimet e policisë gjetën ndër të tjera marijuanë, amfetamina dhe kristal. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim në të ashtuquajturin objekt të brendshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd