
Sarandë – Një burrë në moshë dhe identitet të paqartë ka vdekur sonte në një aksident rrugor në Sarandë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, raporton noa.al.
Në vendngjarje mësohet se një automjet tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikur.
Personi gjendej në motor, si pasojë e plagëve fatale ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





