
TIRANË- Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me situatën e tensionuar në Kuvend. Në një intervistë për EuronewsAlbania Korreshi ka thënë se situata mund të përkeqësoj në ditët në vijim.
Ai theksoi se mbështet dhe idenë e grevës së urisë vetëm që të arrijnë në respektimin e rregullores dhe të zbatohet e drejta e opozitës për komisionet hetimore.
“Unë mendoj se situata në Kuvend do të vazhdojë më keq se kaq. Durimit i ka ardhur fundi, nuk është durim kapriçoz i një goce tekanjoze që nuk i pëlqen hamburgeri dhe do sufllaqe, apo nuk i pëlqen fustani dhe do pantallona. Ne po kërkojmë respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit dhe rregullores së parlamentit dhe për sa i përket grupit parlamentar. Neni 16 i rregullores së parlamentit përcakton qartë se kush është kryetari i grupit parlamentar. Më kryesorja dhe ajo që ka dhe impakt për qytetarët për të parë se si janë kanalizuar e ku kanë shkuar miliona euro të taksave të tyre janë komisionet hetimore dhe nga kjo nuk ka kthim mbrapsht,” -u shpreh Korreshi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





