Transmetuar më 04-11-2023, 19:27

Gruaja që dhunoi barbarisht qenin në ashensor në Tiranë u identifikua si Gera Kulla.

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi në rrjet video, në apartamentin e saj ia behën mediat.

E pyetur në lidhje me dhunën e pajustifikueshme që ushtroi ndaj qenushit në ashensor, gruaja tregoi se paraditen e asaj dite kishte dalë bashkë me qentë e saj për xhiron rutinë të tyre dhe gjatë asaj kohe qeni në fjalë ishte ndotur me jashtëqitjen e tij.

Nga ngarkesa e kohës e cila nuk premtonte për ta pastruar sipas saj, zonja ishte e mbingarkuar emocionalisht duke shpërthyer në atë sjellje barbare.

Shkaku i dhunës ndaj qenit të gjorë pra ka qenë se ishte i pisët, gjë që e ka “zemëruar” zonjën në fjalë. Pas publikimit të videos dhe zhurmës në rrjetet sociale, katër qentë, tashmë janë marrë për adoptim

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd