Transmetuar më 04-11-2023, 14:50

Tiranë – Shpërthim i fuqishëm në një pikë shitjeje karburanti Veliaj Petrol në mes të Tiranës, plagosen rëndë dy persona.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, tek pika e furnizimit me karburant, Veliaj Petrol, raporton noa.al.

Persona e plagosur janë shoferi i autobotit, Myrto Kadiu dhe menaxheri i pikës së karburantit, Miklovan Çollaku.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një pikë karburanti me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd