Transmetuar më 04-11-2023, 14:00

Është lloji i historisë që mund të sjellë në mendje një film i zhanrit mister, por prej muajsh, një rast i vërtetë vrasjeje po luhet në një qytet të vogël australian, ku tre persona vdiqën pasi hëngrën një vakt familjar që dyshohej se përmbante kërpudha helmuese.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet afër Melburnit në Viktoria të australisë ku Erin Patterson e cila organizoi drekën, ku katër të ftuarit e së cilës u sëmurën rëndë. Menuja përfshinte një pjatë viçi që Patterson tha se përfshinte edhe kërpudha.

Autoritetet arrestuan Patterson e cila tani akuzohet për tre akuza për vrasje dhe pesë akuza për tentativë vrasje. Autoritetet nuk e përmendën drejtpërdrejt emrin e saj, por detajet dhe rrethanat përputhen ngushtë me rastin e saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës australiane, gruaja e cila gatoi drekën me kërpudha, akuzohet gjithashtu se ka tentuar të vrasë ish-partnerin e saj katër herë gjatë dy viteve të fundit.

Erin Patterson, 49 vjeç, është akuzuar për vrasjen e Gail dhe Don Patterson, të dy 70 vjeç, dhe motrën e Gail, Heather Wilkinson, 66 vjeç, pas një drekë në shtëpinë e saj në qytetin rural australian të Leongatha më 29 korrik.

Në dokumentet e gjykatës thuhet gjithashtu se ajo akuzohet edhe për katër akuza për tentativë vrasjeje të ish-partnerit të saj, Simon Patterson, përfshirë ditën e drekës fatale teksa ai nuk ishte i pranishëm në atë vakt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd