Transmetuar më 04-11-2023, 10:35

Vlorë – Një vajzë në moshë të re humbi tragjikisht jetën pak minuta më parë në qytetin e Vlorës në rrethana ende të paqarta.
Dyshimet e para janë se 22 vjeçarja V.L., vdiq pasi ra nga lartësia e pallatit ku banonte, raporton noa.al.
Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Duke informuar mbi ngjarjen, policia tha se sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe.
Si pasojë e plagëve fatale që mori, e ndjera ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al