Transmetuar më 03-11-2023, 21:17

Panik dhe ankth mes udhëtarëve shqiptarë në avionin e linjës Bolonja-Tiranë.

Avioni ishte nisur nga Rinasi, por gjatë udhëtimit, njëri nga motorët pëson difekt dhe del jashtë funksionit.

Grafika e mësipërme tregon se si avioni është rrotulluar disa herë në ajër, duke ngjallur panik tek pasagjerët.

Pas disa rrotullimeve aioni ka bërë ulje të detyruar në Bari.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd