Izraeli ka marrë përgjegjësinë për një sulm jashtë spitalit Al-Shifa në Gaza, ku humbën jetën dhjetëra civilë.
Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë viktima të shumta të gjakosura të shpërndara nëpër tokë, pranë një ambulance. 50 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën, sipas autoriteteteve shëndetësore të Hamasit.
Në një deklaratë, Izraeli tha se kishte në shënjestër ambulancën sepse po përdorej nga Hamasi.
“Një avion IDF goditi një ambulancë që u identifikua nga forcat tona pasi po përdorej nga terroristët e Hamasit. Një numër i operativëve terroristë të Hamasit u vranë në sulm”, thuhet në deklaratën e forcave ushtarake izraelite.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd