Transmetuar më 03-11-2023, 14:06

Plagoset në kokë gjatë shërbimit si pasojë e stuhisë një punonjës policie në Tiranë.

37-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e kryeqytetit informon se ‘rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd