Transmetuar më 03-11-2023, 13:26

Stuhi të forta shiu kanë përfshirë dhe vendin tonë. Duket se stuhia ‘Ciaran" do të shkaktojë pasoja edhe në Shqipëri.
Siç shihet dhe nga fotot, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën, duke krijuar një situatë kaotike.
Për shkak të reshjeve është bllokuar një pjesë e autostradës Turanë-Durrës.
Gjithashtu dhe shumë akse rrugore të kryeqytetit janë përmbytur, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.