
Një lajm i rëndësishëm vjen nga Kolumbia për rrëmbimin e babait të futbollistit të Liverpool-it, Luis Diaz, i cili përfundoi peng i ELN-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i paqes me ELN, Otty Patiño.
Qeveria ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, përballë asaj që përbën një nga krizat më të rënda në negociatat me organizatën guerile kryengritëse revolucionare marksiste-leniniste.
Në një deklaratë, negociatori ishte në gjendje të konfirmonte se "rrëmbimi i kryer më 28 tetor në Barrancas, departamenti i La Guajira, kundër Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda, babai dhe nëna e futbollistit Luis Fernando Díaz Marulanda, u krye nga një njësi që i përket ELN.
Ne i kujtojmë ELN-së se rrëmbimi është një praktikë kriminale që shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe se është detyrë e saj në zhvillimin e procesit aktual të paqes jo vetëm të ndalojë kryerjen e tij, por edhe ta eliminojë atë përgjithmonë".
Qeveria kërkon “lirimin e menjëhershëm të zotit Luis Manuel Diaz” dhe mban përgjegjës grupin gueril për gjendjen e tij. Luis Manuel Diaz dhe gruaja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite në Barrancas, La Guajira; dhe u liruan disa orë më vonë.
Policia konfirmoi se Diaz ishte rrëmbyer nga katër burra. Versionet fillestare tregonin se ata ishin kriminelë të zakonshëm, të cilët kishin tentuar ta çonin pengun në territorin e Venezuelës, por për shkak të punës së oficerëve me uniformë kjo nuk ishte e mundur”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





