Transmetuar më 03-11-2023, 12:39

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në Kaliforni ku një turist me motoçikletë është aksidentuar nga një makinë. Shkak u bë një merimangë.

Përmes një komunikimi, Parku Kombëtar në të ashtuquajtën Lugina e Vdekjes në Kaliforni (Death Valley) tregoi se dy turistë nga Zvicra ishin në një autobus më 28 tetor kur shoferi pa merimangën dhe në panik e sipër shkeli fortë pedalin e frenave.

Kjo bëri që një burrë me motoçikletë, i cili po lëvizte pas furgonit, të përplasej me pjesën e pasme të automjetit të tyre.

Motoçiklisti u dërgua në një spital aty pranë ndërsa sipas deklaratës merimanga, "u largua e padëmtuar". Merimangat e këtij llojë (arachnids) janë një nga speciet e zakonshme të këtij parku, të cilat kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke jetuar nën tokë, duke dalë vetëm për të gjetur bashkëshortë.

Vjeshta është stina më e zakonshme që ato të dalin mbi tokë. Megjithatë, parku u bën thirrje vizitorëve të Luginës së Vdekjes që të mos krijojnë panik nëse shohin një krijesë me tetë këmbë.

Këto lloj merimangash janë të ngadalshëm dhe jo agresivë. Kafshimi i një merimange të tillë raportohet të jetë i ngjashëm me pickimin e bletës dhe nuk është vdekjeprurës për njerëzit.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, stafi në Parkun Kombëtar Yelloëstone u detyrua të kryente procedurën vdekjeprurëse të eutanazisë së një viçi bizon pasi një vizitor u përpoq të merrte kafshën. Burri u deklarua fajtor për një akuzë të "ushqyerjes, prekjes, ngacmimit, frikësimit ose shqetësimit të qëllimshëm të jetës së egër" dhe u gjobit me 500 dollarë.