Transmetuar më 03-11-2023, 10:18

Pas Vinicius Junior, ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe braziliani tjetër Rodrygo, ish-lojtari i Santos. Këtë e ka bërë të ditur klubi i shumëfishtë kampion i Europës, duke saktësuar se marrëveshja e re me 22-vjeçarin skadon në qershor të vitit 2028.

Megjithatë, shifrat e marrëveshjes nuk janë specifikuar, por shtypi spanjoll hipotezon se në marrëveshjen e re ka një klauzolë lirimi prej 1. miliardë euro, siç ndodhi me Vinicius Jr.

Golashënuesi i 19 golave në 57 ndeshje të luajtura për Real Madridin sezonin e kaluar, veçanërisht ishte vendimtar në finalen e Kupës së Mbretit, duke shënuar një dygolësh ndaj Osasunës, që iu dha trofeun merenguesve.

Me Real Madridin, braziliani, i blerë në verën e vitit 2018 për 45 milionë euro, fitoi gjithashtu dy tituj të La Liga-s, një Ligë të Kampionëve dhe një Botëror për Klube.